Fjalë Kyçe

Fjalët e Allegrit para sfidës ndaj Atletico Madridit

Fjalët e Allegrit para sfidës ndaj Atletico Madridit

Trajneri i Juventusit ka folur para përballjes së nesërme ndaj Atletico Madridit në ligën e kampionëve, shkruan GazetaAlo.

“Nesër kemi mundësinë të përmbysim rezultatin dhe duhet të jemi të aftë të kuptojmë momentet e ndeshjes. Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe dhe duhet të jetë një mbrëmje e madhe.”

“Duhet të japim diçka më shumë, ta lemë mënjanë anën emocionale dhe të mos ngrijmë në momentet e vështira. Të japim 100% që në fund të ndeshjes të dalim pa asnjë pendesë. Nuk është ‘Ndeshja e Vitit’ sepse nëse kualifikohemi do të kemi akoma raunde të tjera për të luajtur.”

“Nuk kam vendosur akoma se kush do të luajë nesër. Spinazzola nuk ka luajtur shumë, por nesër mund të jetë titullar, për Dybala-n nuk e di.”ka deklaruar Max Allegri.

Sfida e parë ka përfunduar me fitoren e atleticos me rezultatin 2:0. /GazetaAlo