Fjalë Kyçe

Fjalët e Klopp pas disfatës nga City

Fjalët e Klopp pas disfatës nga City

Jurgen Klopp ka përsëritur besimin e tij se skuadra e Liverpool ka pasur një para-sezon të vështirë, por tha se ai pa shumë gjëra pozitive në performancën e djeshme të Community Shield, megjithë rezultatin.

‘Reds’ humbën pas ekzekutimit të penalltive nga Manchester City, pasi koha e rregullt përfundoi baras 1-1.

“Mendova se ata dukeshin më shumë të uritur. Kjo nuk do të thotë se do të funksionojë gjithmonë, por ne luftuam sot”, tha gjermani pas lojës, transmeton lajmi.net.

“Pas gjithë gjërave që u thanë në lidhje me konkurrencën, të dy ekipet donin ta fitonin atë në mënyrë të dëshpëruar, kjo shihej qartë”.

“Skuadra ime nuk do ndalet së punuari. Karakteri i ekipit është akoma tepër i mirë”, tha Klopp.