Fjalë Kyçe

Fjalët e numrit një të Prishtinës para përballjes ndaj Lirisë

Fjalët e numrit një të Prishtinës para përballjes ndaj Lirisë

Prishtina ka harruar ndeshjen me Flamurtarin dhe tërë përqendrimin tani e ka për ndeshjen e javës XIX kundër Lirisë e cila zhvillohet të dielën më 24 shkurt nga ora 13:00 në “Fadil Vokrri”, shkruan GazetaAlo

Para ndeshjes shumë të rëndësishme kundër rialëve të moçëm në pozitë jo të mirë në klasifikim, Liria, flet portieri Visar Bekaj.

Ndeshja me Lirinë…

Bekaj: “Asnjë ndeshje s’është e lehtë, kjo u vërtetua me ’89-shin e sidomos me Flamurtarin. Pra, njëjtë lehtë nuk është as me Lirinë. Por, besoj se ndeshjeve tani do t’i qasemi krejt më ndryshe, me më përgjegjësi. Atmosferën e kemi rikthyer edhe më mirë se që ka qenë, kemi rikthyer sërish buzëqeshjen, kuptohet përveç dy ditëve të para të pas ndeshjes, sepse ne në këtë edicion asnjëherë nuk kemi pasur probleme të tilla dhe tani gjithçka jemi në rregull dhe besoj shumë në rikthimin e fuqishëm të fitoreve”, ka deklaruar Bekaj. /GazetaAlo