Fjalë Kyçe

Fjalët e para të vëllait të Astritit pas pajtimit me familjen Kadrijaj

Fjalët e para të vëllait të Astritit pas pajtimit me familjen Kadrijaj

Armend Ademaj, vëllai i të ndjerit, Astrit Ademaj, është deklaruar pas pajtimit të familjes së tij me familjen Kadrijaj, në Pejë.

Ai thotë se pajtimi është i domosdoshëm sepse këtë e kërkon e drejta zakonore e popullit tonë, raporton Indeksonline.

“Për hirë të fëmijëve të Astritit dhe të gjithë fëmijëve shqiptarë, urojmē që vllavrasja të ndalet një herë e përgjithmonë“, shkruan Armendi.

Njoftimi i plotë:

“PAJTIMI ËSHTË I DOMOSDOSHËM”

“Pajtimi është i domosdoshëm” sepse këtë e kërkon e drejta zakonore e popullit tonë, që po e trashëgojmë me shekuj, e që kishim dashur që sot në shekullin XXI mos të jetë, por ta kemi shtetin e së drejtës, ku sundon ligji e jo Kanuni!

Tanime siç jeni njoftuar familja jonë Ademaj, e kemi shtrirë dorën e pajtimit, lidhur më tragjedinë e 8 shtatorit 2021, ku humbëm më të dashurin tonë ASTRIT ADEMAJ.

Falenderojmë të gjithë ato personalitete dhe individ të cilët janë përpjekur dhe kanë pasur qëllim të mirë që të arrihet ky pajtim!

Për hirë të fëmijëve të Astritit dhe të gjithë fëmijëve shqiptarë, urojmē që vllavrasja tē ndalet një herë e përgjithmonë!