Fjalë Kyçe

Fjalët e Zidane pas fitores ndaj Celtas

Fjalët e Zidane pas fitores ndaj Celtas

Zinedine Zidane foli para mediave, pas ndeshjës kundër Celta Vigos, në të cilën të bardhët fituan me rezultatin 2-0 me anë të Isco-s dhe Gareth Bale.

Tekniku francez analizoi ndeshjën e sotme, duke thënë:

“Ndeshja e parë ishte e komplikuar, kemi pasur vështirësi por ishte normale. Ka qenë e vështirë, por tifozët tanë na kanë ndihmuar, dhe lojtarët kanë punuar për të, unë jam i lumtur, kundërshtari ka luajtur mirë por ne kemi besuar në lojën tonë dhe kemi marrë tre pikë. ”
6
Navas? “Unë e pëlqej atë, por më pëlqen edhe Courtois, i cili ka treguar se është një portier i mirë, dua që Keylor të ndihet i rëndësishëm, nuk e kam harruar atë që ai ka arritur këtu, ai ka luajtur më pak deri më tani dhe duhet të luajë më shpesh. ”

“E njëjta gjë vlen edhe për Marcelo-n, për atë që thashë për Keylor-in. Nuk ka rëndësi nëse është Courtois, Reguilón ose ai që mori vendin e Isco-s … Ajo që unë dua është t’i kthej të gjithë lojtarët në nivelin e tyre.”

“10 ndeshje të mbetura. Keylor luajti sot dhe Courtois do të luajë përsëri. I treti është [djali im] Luca.. Kjo temë [se cili luan] gjithmonë do të flitet për të. Ne kemi nevojë për të tre prej tyre dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë për sezonin e ardhshëm.”

“Askush nuk do të fshijë atë që këta lojtarë kanë arritur. Unë kam 25 lojtarë dhe unë do të llogarisë në të gjithë ata. Unë do të llogarisë në Courtois, Reguilón, dhe ne te gjithe te tjeret.”

“Jam i lumtur me Ceballos, ai ka bërë një punë të mirë në mbrojtje, të gjithë e dimë cilësinë e tij me top. Nuk do të flas për të kaluarën, Dani është mirë dhe ne do të vazhdojmë në këtë mënyrë. “, ka deklaruar Zizu