Fjalë Kyçe

Fjalët prekëse të babait të Emiliano Sala

Fjalët prekëse të babait të Emiliano Sala

Babai i sulmuesit të zhdukur të Cardiff City, Emiliano Sala është deklaruar pas zhvillimeve të fundit rreth tragjedisë, ku pas disa javësh është gjetur aeroplani në det, me një trup brenda.

Horacio Sala ka thënë se do të ishte mrekulli nëse i biri i tij do të gjendej i gjallë, gjë për të cilën ka pas shpresa, transmeton Klan Kosova.

“Nuk jam duke shpresuar se Emilianon do ta gjejmë të gjallë”, ka thënë ai për Marca.

“Do të ishte mrekulli. Më duhet të them se e kemi humbur shpresën se do të gjendet i gjallë”.

“Shpresojmë se të dy trupa [edhe i pilotit] do të gjenden brenda në aeroplan. S’kam ç’të them tjetër”.