Fjalë Kyçe

Fjalimi i dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haradinaj

Fjalimi i dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka jep dorëheqje nga shefi i qverisë, para pak minutash me arsyetimin se është thirrur nga Prokuoria e Dhomave të Specializuara.

Ky është fjalimi i plotë i dorëheqjes se Haradinajt:

Të nderuar Kolegë,

Dua të ju informoj se sot kam marrë këtë vendim:

Jap dorëheqje të parevokueshme nga detyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe dua që të ju falemnderoj për besim dhe përkrahje

Arsyeja e këtij vendimi është se kam marrë thirrje të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si i dyshuar

Qeveritë dhe pushtetet janë të ndërrueshme, jetojmë në demokraci.

Nderi I Kryeministrit dhe Shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtroj asnjëherë. Në Hagë si Ramush Haradinaj do t’I dal përball shpifësve ashtu si e kërkon nderi I luftëtarit shqipëtar.

Pastërtia ime dhe e luftës së UÇK-së e konfirmuar nga dy aktgjykime nuk mund të njolloset nga askush dhe asnjëherë.

Shteti im është Kosova e paprekshme në multietnicitet, shumëgjuhësi, nëterritor e kufijë.

Kosovës i bëhet presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia. Ndarja apo Dodik Republika janë të papërballueshme për Kosovën dhe stabilitetin e rajonit

Si Kryeministër i Qeverisë së Kosovës besoj fuqishëm se çmimi për njohje ështëtregu dhe për këtë taksa duhet të jetë çmimi i njohjes.

Bashkësia ndërkombëtare po bën gabim që po insiston në çmim të papërballueshëm për Kosovën për njohje. Lidershipi Kosovar po bën gabim se nuk po e fuqizon legjitimitetin e vendimit për taksën ndaj Serbisë. Herët a vonë do t’a kuptojmë se sa dëm i madh po i bëhet vendit me këtë mosunitet.

Kosova Euroatlantike është e interesuar për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

Dialogu për njohje është edhe rruga për tregti të lirë me Serbinë.

Kurr s’është vonë të jemi bashkë – tregu për njohje e jo ndarja apo Republika e Dodikut.

Më lejoni të ju siguroj se: Taksa mbetet, Ushtria e Kosovës shkon para, Trepça është e gatshme për investime.

Pas kësaj dorëheqjeje MANDATIN JA KTHEJ POPULLIT. Sovrani të vendos për udhëheqjen e ardhshme me zgjedhje të lira dhe demokratike.

I drejtohem Presidentit që në afatin kushtetues të kryejë konsultimet me partitë politike dhe t’i shpall zgjedhjet e parakohëshme.

Qeveria e vendit vazhdon të kryejë funksionet e veta pa lejuar vakum qeveritar deri në Qeverinë e re të dalur nga zgjedhjet e lira dhe demokratike.

Menjëherë do t’i drejtohem me shkresa zyrtare për dorëheqjen e parevokueshme institucioneve të vendit dhe udhëheqësve të koalicionit qeverisës.

Do t’i shërbej me besnikëri, gjith jetën, POPULLIT, ATDHEUT DHE SHTETIT TIM KOSOVËS!

Faleminderit.