Fjalë Kyçe

Fjolla martohet me biznesmenin Fisnik Syla

Fjolla martohet me biznesmenin Fisnik Syla

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina di se si të marr vëmendje nga publiku.

Kësaj radhe arriti të bëj ‘boom’ me gjestin që ka bërë, shkruan “Kosovarja”.

Edhe pse ka kohë që është në lidhje me biznesmenin Fisnik Syla, lidhja e tyre mori një rrjedhojë tjetër ku mbrëmë i dhanë fund beqarisë duke u martuar.

Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja pasi në adresën e saj në Facebook ndryshoj statusin nga beqare, në e martuar me Fisnik Sylën.

Edhe pse nuk kanë publikuar foto, duket se kanë dashur të lenë çdo gjë privat duke mos dhënë më shumë detaje.

Megjithatë, ata dëshmuan që dashuria e tyre i ‘then’ të gjithë kufijtë, duke qenë të lumtur pranë njëri tjetrit.