Fjalë Kyçe

Flaka fiton medaljen e artë në Sarajevë

Flaka fiton medaljen e artë në Sarajevë

Edhe një medalje e artë për Kosovën.

Garueset tona po vazhdojnë t’i sjellin vendit medalje të njëpasnjëshme xhudistët.

Edhe Flaka Loxha ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kilogramë në Kupën Evropiane të xhudos për juniore “Sarajeva 2019”.

Në finale, Flaka e mposhti holandezen Shannon Van de Meeberg dhe në këtë formë ngriti flamurin e Kosovës në piedestal.

Theksojmë se xhudistja në gjysmëfinale kishte mposhtur rivalen serbe, Marica Perisic, e cila ishte favorite e kësaj gare. Ajo shënoi katër fitore, kurse rrethin e parë e kaloi pa luftë.