Fjalë Kyçe

Flamur Kastrati dhe Liridon Kalludra shkëlqejnë në Norvegji

Flamur Kastrati dhe Liridon Kalludra shkëlqejnë në Norvegji

Flamur Kastrati dhe Liridon Kalludra kanë shkëlqyer në fitoren e skuadrës së tyre Kristiansund.

Ekipi bardhekaltër ka marrë një fitore të thellë para adhuruesve të vet 5-2 ndaj Lillestrom.

Liridon Kalludra hapi serinë e golave në këtë takim duke shënuar në minutën e gjashtë.

Ndërkohë ish-reprezentuesi i Kosovës, Flamur Kastrati realizoi golin e katërt në këtë takim.

Vlen të theksohet se Kastrati përveç golit të shënuar asistoi edhe në golin e dytë dhe të tretë për skuadrën e tij.

Pas kësaj fitore Kristiansund ngritët në pozitën e gjashtë në tabelë me 21 pikë pas 14 ndeshjeve.