Fjalë Kyçe

Flamuri i Kosovës në faqen zyrtare të Barcelonës

Flamuri i Kosovës në faqen zyrtare të Barcelonës

Flamuri i Kosovës ka zënë një vend në faqen zyrtare të Barcelonës në Twitter.

Barcelona nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 0-0 në udhëtim te Lyon në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Në Francë për të mbështetur Barcelonën kishin udhëtuar shumë tifozë, në mesin e tyre edhe shqiptarë nga Kosova.

Këtë na e dëshmon fotografia e Barcelonës e publikuar në llogarinë e tyre në Twitter.

Katalanët i kanë falënderuar me fotografi tifozët që i kanë mbështetur në Lyon, dhe në atë fotografi shfaqet edhe një flamur i Kosovës, që dëshmon se tifozët shqiptarë ndodheshin në pjesën e tifozëve të Barcelonës.

Një flamur i Kosovës në faqen zyrtare të Barcelonës, një dhuratë e mirë për ditëlindjen e 11-të të shtetit tonë.