Fjalë Kyçe

Flamurtari – KEK-u, mbyllet pjesa e parë në “Fadil Vokrri”

Flamurtari – KEK-u, mbyllet pjesa e parë në “Fadil Vokrri”

Ka përfunduar pjesa e parë e përballjes së fundit të javës së 29 në IPKO Superligën e Kosovës, shkruan GazetaAlo.
.
Fillimisht skuadra e KEK-ut ka kaluar në epërsi ndaj Flamurtarit në sfidën e cila po luhet në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet.

Golin e epërsisë e ka shënuar Vigan Veliu (KEK-u) nga afërsia për skuadrën e KEK-ut, 0-1.

Mirëpo Flamurtari kundërpërgjigjet dhe barazon rezultatin në 1:1 me golin e shënuar nga Shend Kelmendi.

Pjesa e parë përfundon me rezultatin 1:1. /GazetaAlo