Ka përfunduar përballja e fundit e javës së 29 në IPKO Superligën e Kosovës, shkruan GazetaAlo.
Fillimisht skuadra e KEK-ut ka kaluar në epërsi ndaj Flamurtarit në sfidën e cila është zhvilluar në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet.
Golin e epërsisë e ka shënuar Vigan Veliu (KEK-u) nga afërsia për skuadrën e KEK-ut, 0-1.
Mirëpo Flamurtari është kundërpërgjigjur dhe ka barazuar rezultatin në 1:1 me golin e shënuar nga Shend Kelmendi.
Pjesa e parë e kësaj sfide ka përfunduar me rezultatin 1:1.
Në pjesën e dytë ishte skiadra vendase e cila e dëshironte më shumë fitoren në këtë përballje tejet interesante.
Dhe si rrjedhojë e sulmeve të parreshtura vjen ede goli i shumë kërkuar kur po luhej minuta e 81 e takimit.
Për rezultatin final Flamurtari – KEK-u ka shënuar Florim Berbatovci. /Gazeta Alo