KF Flamurtari ka shënuar fitore në ndeshjen e dytë miqësore-kontrolluese në kuadër të fazës përgatitore në Antalia të Turqisë.
Skuadra kryeqytetase shënoi fitore minimale ndaj skuadrës afrikane, FC Goddosky, në ndeshjen e zhvilluar sot në Turqi.
Golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën e Flamurtarit e shënoi sulmuesi, Shend Kelmendi.
Kujtojmë që në ndeshjen e kaluar të zhvilluar ndaj Ripensia Temishvara, Flamurtari kishte pësuar humbje me rezultatin 2-0.