Fjalë Kyçe

Flamurtari zbulon kundërshtarët e huaj në Turqi

Flamurtari zbulon kundërshtarët e huaj në Turqi

Pas Shqipërisë vjen Turqia. Ky është itinerari i radhës i përgatitjeve të Flamurtarit të Prishtinës.

Kuqezinjtë janë kthyer nga Shqipëria ku kryennjë fazë përgatitore, ndërsa prej 1 shkurtit do të akomodohen në Antalya.

Drejtori i Flamurtarit, Agim Hasani, ka zbuluar miqësoret me skuadrat e njohura evropiane.

“Më 2 shkurt luajmë me Tobolin e Superligës së Kazakistanit. Më 6 shkurt me Shakhtar U21, ndërsa më 8 shkurt me Petrolul Ploesti të Superligës rumune”, ka thënë Hasani për Gazetën Olle.