Fjalë Kyçe

Flasin nga komuna e Istogut, japin detaje për të prekurin e dyshuar me koronavirus

Flasin nga komuna e Istogut, japin detaje për të prekurin e dyshuar me koronavirus

Një person nga stacioni i policisë së Istogut është dërguar mbrëmë në Klinikën Infektive në Prishtinë, si rast i dyshuar me shenja të COVID 19.

Këtë e ka konfirmuar për Insajderin, drejtori për Planifikim Urban dhe Mjedis, në Komuën e  Istogut, Besart Dreshaj.

Ai, ka thënë se personi i dyshuar  pasi që është sjellë në stacionin plicor në Istog, është kuptuar që gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë.

“Pasi ky person është bart në Istog, Policia e ka pa që shëndeti i tij nuk është i mirë e ka njoftu QKMF-në e Istogut  dhe pas kontrollit që i kanë bë mjekët kanë ardh në përfundim që ky person dyshohet që mund të jetë i prekur me koronavirus”, ka thënë Dreshaj për Insajderin.

Ai, ka thënë se me të vërejtur gjendjen e tij jo të mrië është dhënë urdhër që të dërgohet në Klinikën Infektive në QKUK.

“Menjëherë i kanë dhënë urdhër që duhet me vazhdu për në Prishtinë, në Klinikën Infektive. Nga ana e nivelit qendror tash pritet çdo moment që kur të fillojnë testimet me hy edhe ky në rend edhe me shiku a është i prekur apo jo”, ka thënë ai.

Dreshaj, ka shtuar se është mrië që sot t’I bëhet testi. Në mënyrë që të kuptohet gjendja e tij se a është I prekur me koronavirus apo jo.

Ndërsa, ka shtuar se ky person nuk ka apsur kontakt me qytetarë, por personat të cilët kanë pas tashmë afërsi me të janë vetizlouar dhe janë në pritje të rezulatit të tij.

“Përparaësia është se personi nuk ka pasur kontakt fare me qytetarë , u bart zyrtarisht drejt në stacion policor. Personat të cilët kanë pas afërsi do të thotë stafi përcjellës i policicsë, por njëkohësisht edhe stafi i QKMF-së, janë izolu për shkak se duhet të presin a është i prekur me koronavirus apo jo”, ka thënë Drenashj, për Insajderin.

Deri më tani numri i të infektuarve me kronavirus në Kosovë ka arritur në 135 persona, ku 16 prej tyre janë shëruar.