Në orët e para të së dielës, konkretisht në 01:25, një person ka raportuar në polici se derisa po lëvizte në rrugën Pejë-Rozhajë, vetura e tij është goditur me plumba.
Dy persona të dyshuar që ndodheshin në arrati, tashmë janë ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi e ka konfirmuar lajmin.
“Dy persona janë ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë”, tha Nikçi.