Fjalë Kyçe

Flet avokati i Nezir Mehmetajt: Po mbahet në burg pa asnjë dëshmi nga Serbia

Flet avokati i Nezir Mehmetajt: Po mbahet në burg pa asnjë dëshmi nga Serbia

Nezir Mehmetaj është arrestuar me 3 janar në Merdare nga autoritet serbe derisa po kthehej për në Kosovë me dy anëtarët e familjes së tij, nënën dhe një kushëri tjetër pas një fletarrestimi siç thuhej fillimisht.

Gazeta Metro në një intervistë ekskluzive me Sead Spahovic, avokatin mbrojtës të kosovarit Nezir Mehmetajt, ka deklaruar se Mehmetaj po mbahet në burg pa asnjë të drejt, ndaj tij nuk ka asnjë provë apo material se ka kryer krime lufte.

Spahovic ka thënë se Mehmetaj është arrestuar vetëm për shkak të nacionalitetit shqiptar, në dokumentet ligjore nuk ka asnjë dëshmi ku mund të ngritët ndonjë aktakuzë.

“Sa i përket përvojës sime personale, e as unë ende nuk kam parë një fletarrestimi të bazuar në akuzat e Prokurorisë për Krime Lufte të Serbisë, e që një akuzë e tillë të ketë bazë në dëshmi të bazuar e relevante. E gjitha që unë kam parë janë akuza të pabazuara dhe fletarrestime të pabazuara për persona të nacionalitetit shqiptarë. Njëjtë vlen edhe për rastin e fundit ndaj Nezir Mehmetaj. Në dokumentet ligjore nuk ka asnjë dëshmi që do të mund të bazohej aktakuza, e lëre më një vendim. Viteve të fundit Prokuroria për Krime Lufte e Serbisë është “krenuar” me këto fletarrestime të pabaza dhe arrestime të njerëzve të pafajshëm nëpër aeroporte dhe vendkalime kufitare europiane”, ka thënë Spahovic për Metron.

Rasti i Nezir Mehmetajt është sikurse rastet e tjera thotë avokati Spahovic, sipas tij Beogradi po përdor një formulë të njëjtë me të gjithë shqiptarët, fillimisht ata akuzohen si anëtarë të UÇK’së dhe persona që kanë kryer krime lufte ndaj popullatës civile pas qershorit të 1999.

”Në të gjitha këto raste ekziston e njëjta formulë: fillimisht, të akuzuarve ju vihet barra se ishin anëtarë të UÇK’së, që detyrimisht kualifikohet si organizatë terroriste. Më pastaj me kujdes zgjidhet ndonjë ngjarje kryesisht pas qershorit të vitit 1999 ku pretendohet se janë sulmuar popullatë civile, ku disa njerëz janë gjetur të vdekur dhe kjo dërgohet në lidhje me të dyshuarit, shtetas të Kosovës”, tha Spahovic për Metron.

Spahovic po ashtu ka thënë se në të gjitha rastet e arrestimeve të shqiptarëve nga autoritetet serbe, fillimisht ju caktohet paraburgim me arsyetimin se Serbia nuk ka kontroll në territorin e Kosovës dhe ekziston rreziku i arratisjes, pavarësisht se nuk kanë fakte apo dëshmi për personin e arrestuar.

Ai thotë se lufta Serbia konsideron se lufta në Kosovë ka vazhduar deri në fund të vitit 1999 dhe të gjitha sulmet ndaj serbëve, qoftë edhe një shpullë ndaj tyre nga shqiptarët do të gjykohet edhe pas 20 viteve.

“Në të gjitha rastet caktohet paraburgim me arsyetimin se shteti i Serbisë nuk ka kontroll në territorin e Kosovës dhe për këtë ekziston rreziku i arratisjes. As prokuroria e as gjykata nuk i hyjnë asaj se a ekziston një dëshmi e vetme që rëndojnë mbi të dyshuarin, ata nisen ekskluzivisht nga ajo se i dyshuari shqiptar jeton në Kosovë apo jashtë vendit.
Gjykata Supreme e Serbisë ka mbajtur qëndrimit ligjor që kundërshton drejtpërdrejt ligjin penal, e është në kundërshti me Kushtetutën e Serbisë, dhe të gjithë parimeve të interpretimit të ligjit penal. Ky qëndrim ligjor tingëllon përafërsisht kështu: megjithëse se lufta ka përfunduar me 10 qershor të 1999’s, edhe pse Kosova ishte në administrimin ndërkombëtar, edhe pse njësitet serbe ishin tërhequr nga territori i Kosovës, konsiderojmë se lufta ka vazhduar deri në fund të vitit 1999 dhe të gjitha sulmet ndaj serbëve do të konsiderohen si krime të luftës, e krimi i luftës nuk skadon, kështu që edhe për një shpullë do të gjykohet edhe pas 20 viteve”, tha Spahovic për Metron.

Spahovic  krejt në fund ka deklaruar se këshillon shqiptarët që kanë lindur para vitit 1983 të anashkalojnë kalimin nëpër Serbi, pasi mund të arrestohen pa dallim se çfarë kanë bërë gjatë luftës, kanë qenë apo jo aktiv.

“Sipas kësaj, i këshilloj qytetarët e Kosovës të anashkalojnë Serbinë nëse kanë lindur para vitit 1983 pasi mund të arrestohen pa dallim e arbitrarisht sipas të ashtuquajturës “të dhënave operacionale të Shërbimit për hetim të krimeve të luftës”. Ky shërbim nuk është gjendje të zbuloj se kush vrau vëllezërit Bytyqi, por e dinë se kush atje në një fshat në afërsi të Klinës apo Ferizajt ka pështyrë apo sharë një shtetas serb tonin. Unë nuk e di se si janë rrethanat në Kosovë, por e di se nacionalizmi është shtyllë e ideologjisë zyrtare shtetërore në Serbi që prej ngritjes në pushtet të Milosevic në 1989’n dhe pas kësaj nuk ka pasur asnjë ndryshim lidhur me këtë e as duhet të pritet në të ardhme. Nacionalizmi në Serbi është burim joformal ligjor që formulohet me eufemizëm si “patriotizëm”, tha Spahovic për Metron.

Kujtojmë se Nezir Mehmetaj tani 30 ditë paraburgim i janë caktuar nga Gjykata e Beogradit.