Fjalë Kyçe

Flet drejtoresha e Pulmologjisë së QKUK-së, sqaron dorëheqjen e saj

Flet drejtoresha e Pulmologjisë së QKUK-së, sqaron dorëheqjen e saj

Në mes të pandemisë, në kohën kur po flitet për një valë të dytë të virusit korona, Drejtoresha e Pulmologjisë në QKUK, Dr.Rukije Mehmeti ka vendosur të dorëhiqet.

Këtë e ka konfirmuar vet ajo, derisa ka thënë për IndeksOnline se largimi i saj nga pozita që mbante, ka të bëj vetëm për arsye personale.

“Arsyet janë familjare se po du të rri dhe vitet e fundit t’i kaloj qysh duhet pa ngarkesa dhe po du të jem më afër pacientet. Posti si menaxher kërkon  me qenë më larg pacientit, unë po du me qenë në afër pacientit. E kam mbajt këtë post gjatë gjithë jetës edhe ashtu, këto poste do t’i ndërrojnë të gjithë. Nuk e kam kam marrë postin për tërë jetën, zëvendësohet. Unë po mendoj se tani e kam kohën, edhe tri vite do të pensionohem, po du me qenë afër pacientit edhe familjes. Asgjë tjetër”, ka thënë ajo.

Drejtoresha e dorëhequr, thotë se edhe pse Klinika e Pulmologjisë, nuk i plotëson kushtet e nevojshme, si e tillë ajo ka funksionuar dhe do të funksionojë.

“Qysh është zhvilluar puna deri më tash në Klinikën e Pulmologjisë, do të zhvillohet dhe më tej. Janë duke u bërë renovime, po mundohësohen kushtet për trajtim të pacientëve edhe pse kjo klinikë s’i plotëson të gjitha kushtet, por po mundohemi që të funksionojmë, edhe ata që do të vijnë pas meje do të funksionojnë. Ne jemi mjek dhe duhet të japim ndihmë, duhet të punojmë në kushtet çfare i kemi”.

E njëjta ka mohuar që largimi i saj ka të bëj pas skandalit të disa javëve më parë që ndodhi, ku kufoma e një pacienti qëndroi disa orë në dhomë me pacientët e tjerë.

Derisa, nga QKUK kanë deklaruar se ende nuk është caktuar ushtruesi i detyres, e një gjë e tillë pritet të ndodhë gjatë ditës.