Fjalë Kyçe

Flet mbesa e minatorit Haki Arifi – hapet e pamja në Gllogovc të Lipjanit

Flet mbesa e minatorit Haki Arifi – hapet e pamja në Gllogovc të Lipjanit

Haki Arifi është njëri nga dy minatorët që mbeti i vdekur sot pas shembjes së dheut në horizontin e pestë në Minierën e Artanës.

Familja Arifi ka hapur të pamën në fshatin Gllogovc pas lajmit se familjari i tyre ka ndërruar jetë.

Për Klan Kosova, ka folur tash Besarta Arifi, mbesa e të ndjerit, e cila ka treguar se ai përpos bashkëshortes ka lënë tre fëmijë, një vajzë 18 vjeçare dhe dy djem, 16 dhe 7 vjeç.

“Xhaxhai ka punuar në Minierën e Artanës nga viti 2010. Paraprakisht ka punuar si mësimdhënës në shkollën e fshatit, pasi që ka qenë inxhinier i xehetarisë”, është shprehur ajo.

“Familja jeton në kushte mesatarisht të mira”.