Fjalë Kyçe

Flet militanti i VV-së që e publikoi videon e manipuluar të Thaçit me Walker

Flet militanti i VV-së që e publikoi videon e manipuluar të Thaçit me Walker

Një video që bëri bujë dje nëpër rrjete sociale tregonte ‘kinse’ momentin kur ish-Ambasadori i OSBE’së në Kosovë, William Walker nuk i zgjatë dorën Presidentit Hashim Thaçi. E gjitha ishte e manipuluar, dhe militanti i Lëvizjes Vetëvendosje që publikoi këto pamje po thotë se është ndjerë shumë keq.

Kështu ka deklaruar ai për Klan Kosova, ku tha se video u ka shkuar fillimisht në një grup shoqëror, dhe se ai nuk e ka ditur se video ishte e montuar.

“Video na ka ardhë e gatshme në grup shoqëror, edhe unë nuk e kam ditur se është e manipuluar. Jam ndi keq edhe e kam fshi videon, ka pas shumë komente negative”, ka thënë ai.

Ndryshe, Metro sot ka publikuar videon e plotë ku shihen se pas përqafimit të ngrohtë të presidentit Thaçi me ambasadorin Walker, dytë i lëvizin duart dhe kjo pjesë ishte shkëputur në mënyrë selektive dhe tendencioze.

Ambasadori Walker i kishte treguar botës për masakrën e kryer nga forcat serbe në Reçak, ku ishin ekzekutuar 45 civilë shqiptarë.

Në postimin e djeshëm të tij, presidenti Thaçi e kishte falënderuar posaçërisht atë, duke thënë që ambasadori William Walker gjithmonë na qëndroi pranë.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=wT_Jx2hrPIM&feature=emb_title