Fjalë Kyçe

Flet mjeku nga Gjilani që pretendonte se ka gjetur ilaçin për koronavirus

Flet mjeku nga Gjilani që pretendonte se ka gjetur ilaçin për koronavirus

Mjeku popullor Kadrush Abazi po pretendon se e ka ilaçin kundër pandemisë. Madje, ai nëpërmjet rrjeteve sociale kërkoi edhe vullnetarë të infektuar me këtë virus që ta testonte ilaçin e tij.

Por, autoritetet e rendit e ndaluan pikërisht për këtë arsye duke ia bërë me dije se çdo improvizim i palicenuar është vepër ilegale.

Pasi u lirua, Abazi nëpërmjet telefonit i tha Klan Kosovës se ka qenë një keqkuptim, pasi që fillimisht ka kërkuar që të konsultohet me personat e prekur me Covid-19 dhe pastaj të aplikohet ilaçi.

https://youtu.be/OD-WQXoTOJg