Fjalë Kyçe

Flet rusi që u shfaq në veri: Nuk hyra në Kosovë, në kufi shkova për ta përcjellur një gazetar

Flet rusi që u shfaq në veri: Nuk hyra në Kosovë, në kufi shkova për ta përcjellur një gazetar

Rusi Sergei Belous që u raportua se u shfaq në veri ku situata po vazhdon të jetë jashtëzakonisht e brishtë, është shfaqur duke folur për media.

Për “Sputnik”, Sergei Belous ka thënë se raportime të tilla janë “gënjeshtra dhe fabrikime”, transmeton lajmi.net.

Siç pretendon ai, në veri ka shkuar për ta shoqëruar një shok gazetar deri në Jarinje.

“Një koleg dhe unë e përcollëm Olegun(Derkach) në vendkalimin administrativ për ta ndihmuar me përkthimin. Askush nuk u arrestua, u ndalua ose u mor në pyetje, kështu që as grupi rus i spiunëve siç na thërrisnin nuk shkoi në Kosovë dhe as nuk u kapën me materiale të dyshimta. e vërteta është se vetëm Oleg kaloi, qëndroi për dy orë dhe u kthye”, tha ai.

Ndryshe, dje në media u raportua, e më pas edhe u publikuan identietet e rusëve që u tha se u kapën me materiale kibernetike.