Fjalë Kyçe

Flet transferimi i ri i Prishtinës

Flet transferimi i ri i Prishtinës

Skuadra e Prishtinës ka njoftuar se ka transferuar portierin Eglant Haxho, shkruan Gazeta Alo.

Eglant Haxho, 30 vjeç, i lindur më 11.11.1988 në Tiranë, ishte ndër më meritorët për edhe një plasman të lart të Llapit në kampionat.

Haxho ka treguar arsyet e transferimit te skuadra nga kryeqyteti.

“Vendosa të jem pjesë e Prishtinës, i bindur që ka grupin e futbollistëve me trajnerë të duhur për titull të kampionatit. Besoj se do të jemi në rrugë të duhur drejt qëllimit të përbashkët”, ka thënë, tani më ish-futbollisti i Llapit për sajtin zyrtar të FC Prishtinës. /Gazeta Alo