Fjalë Kyçe

Fletë portieri i rekordeve, Visar Bekaj

Fletë portieri i rekordeve, Visar Bekaj

Portieri i rekordeve, numri një i Prishtinës Visar Bekaj ka folur për humbjen nga Flamurtari, ndeshja me Lirinë, atmosfera në skuadër e shumë çka tjetër shkruan GazetaAlo.

Prishtina ka harruar ndeshjen me Flamurtarin dhe tërë përqendrimin tani e ka për ndeshjen e javës XIX kundër Lirisë e cila zhvillohet të dielën më 24 shkurt nga ora 13:00 në “Fadil Vokrri”.

Para ndeshjes shumë të rëndësishme kundër rialëve të moçëm në pozitë jo të mirë në klasifikim, Liria, flet portieri Visar Bekaj.

Bekaj ka thyer një rekord të jashtëzakonshëm prej 11 ndeshjeve rresht në dy gara zyrtare pa pranuar gol. Rekord ky që nuk e kishte thyer asnjë portier deri më tani. Megjithatë Labinot Qosa mbetët portieri i vetëm që nuk ka pësuar gol në 12 ndeshje rresht, por kampionale, sepse kishte pësuar gola për Kupë në mesin e ndeshjeve për pikë, për çfarë Visar Bekaj dhe mbrojtja e tanishme e Prishtinës mund të krenohet gjatë me këtë të arritur. /GazetaAlo