Fjalë Kyçe

Flick do të jetë në krye të Gjermanisë pas “Euro 2020”

Flick do të jetë në krye të Gjermanisë pas “Euro 2020”

Ish-trajneri i Bayern Munichut, Hansi Flick do të jetë përzgjedhës i Përfaqësueses së Gjermanisë pas “Euro 2020” që nis më 11 qershor. Lajmi është konfirmuar të martën nga Federata e Futbollit të Gjermanisë, ku Flick e ka firmosur kontratën. Detajet e kontratës nuk janë zbuluar por sipas mediave gjermane, Flick do të jetë në krye të Gjermanisë deri pas përfundimit të “Euro 2024”.

Flick në këtë post do ta zëvendësojë Joachim Loeëin, i cili do të largohet pas Evropianit. Flick së fundi, ishte trajner i Bayernit, ekip me të cilin e fitoi titullin e kampionit në Bundesligë. Ai më përpara ka qenë pjesë e stafit të Përfaqësueses së Gjermanisë, ku ishte ndihmës i Loeëit deri në vitin 2014.