Është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera të muzikës popullore.
Me zërin e saj të mrekullueshëm ka realizuar projekte muzikore të cilat vazhdojnë të dëgjohen e pëlqehen shumë.
Flora Gashi po ashtu është një zë i kërkuar në ahengje të ndryshme familjare.
Këngëtarja herë pas here ndanë me publikun momente nga jeta private me familjen e saj.
Kësaj radhe ajo ka ndarë një shkrim emocionues për babain e saj, shkruan “Kosovarja”.
Me rastin e ditëlindjes Flora ka shkruar disa vargje, përmes të cilave kujton sakrificat e babait, duke e falënderuar për gjithçka që ai ka bërë për familje.
Ndryshe, ajo është e martuar dhe ka një djalë e dy vajza.