Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadergjonaj, është afër kalimit në Superligën e Turqisë.
Florent Hadergjonaj është pjesë e Huddersfield në Championship që nga viti 2018, por mungesa e minutave po shtyejnë lojtarin drejt largimit.
Gazetari i njohur sportiv nga Kosova, Arlind Sadiku, ka shkruar se mbrojtësi i djathtë nga Deçani është huazuar te skuadra turke, Kasimpasa, teksa ende nuk ka ndonjë zyrtarizim.
Vlen të theksohet se te Kasimpasa, Florent Hadergjonaj do të bashkohet me futbollistin tjetër nga Kosova, Loret Sadikun.