Fjalë Kyçe

Florent Hadërgjonaj përkujdeset për lajmin e ditës

Florent Hadërgjonaj përkujdeset për lajmin e ditës

Kombëtarja e Kosovës ka marr një lajm fantastikë, shkruan Gazeta Alo.

Ylli i Kosovës Florent Hadërgjonaj është paisur me pasaportën e Kosovës dhe tani mund ti bashkohet Kombëtares sonë.

Ky është njoftimi i Florent Hadërgjonaj në rrjetet sociale.

Përshëndetje të dashur miq. Dua që të ju njoftoj se tani sapo kam marrë pasaportën e Kosovës dhe jam gati që të luaj me fanellën më të bukur në botë. Dëshira ime gjithmonë ka qenë të luaj për vendlindjen time, mirëpo është dashur të vije momenti i duhur. Jam grumbulluar edhe nga Zvicra nga të gjitha grupmoshat deri në ekipin e parë. Nga tani, unë Florent Hadergjonaj jam një Dardan plus për trajnerin Bernard Challandes dhe do të jap gjithmonë maksimumin për Kosovën tonë. #FH