Fjalë Kyçe

Florent Muslija shkëlqen me dy gola, njëri është i jashtëzakonshëm

Florent Muslija shkëlqen me dy gola, njëri është i jashtëzakonshëm

Muslija ka shënuar dy gola në sfidën që Paderborn e zhvilloi me Werder Bremen në Bundesliga 2, ku humbi 3-4.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija, ka shkëlqyer me dy gola në ndeshjen Paderborn-Werder Bremen, në kuadër të javës së 20-të në Bundesliga 2.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës shënoi nga penalltia për 1-0 në minutën e 15’ dhe për 2-1 duke kaluar sërish në epërsi Paderbornin, në minutën e 38’.

Goli i dytë ishte fantastik, që tregon më së miri cilësitë e sulmuesit shqiptar.

Sido që të jetë, as kjo paraqitje fantastike e Muslijas, nuk e ndihmoi Paderbornin që humbi 3-4 në shtëpi nga Werderi./express