Fjalë Kyçe

Florentino Perez, presidenti më i suksesshëm në historinë e Real Madridit

Florentino  Perez, presidenti më i suksesshëm në historinë e Real Madridit

Që në mandatin e tij të parë në krye të Real Madridit në vitin 2000, Florentino Pérez e kishte bërë të qartë se qëllimi i tij është ta rikthejë klubin Madrilen në klubin më të mirë të shekullit të 21-të.

Këtë premtim të tij, presidenti e ka realizuar sepse në dy mandatet e tij në krye të Real Madridit, ka arritur të fitojë gjithsej 42 trofe të ndarë në: 24 tituj të futbollit dhe 18 tituj të basketit.

Mandati i tij i dytë është bindshëm më i ‘frytshëm” sesa ai i pari.

Derisa në mandatin e tij të parë 5 vjeçar, Perez pati arritur të fitonte vetëm 8 trofe në përgjithësi me klubet e basketit dhe futbollit, në të dytin ai deri me tani ka arritur të fitojë 34 të tillë.

Prej këtyre 34 trofeve,  17 me ekipin e basketit dhe 17 me ekipin e futbollit.

Të gjitha këto statistika e bëjnë Florentino Pérez presidentin më të rëndësishëm në historinë e Real Madridit.

Përveç rezultatet sportive, ndër sukseset e tij më të shquara është menaxhimi madhështore ekonomik, ndërtimi i qytetit të Real Madridit në Valdebebas dhe rikonstruktimi i stadiumit Santiago Bernabeu.