Selektori i Kosovës, Franco Foda është i kënaqur me infrastrukturën që ka përfaqësuesja. Në një intervistë për mediumin austriak “Kronen Zeitung”, gjermani Foda ka folur për infrastrukturën që ka parë gjatë qëndrimit në Kosovë.
Ai ka paralajmëruar udhëtime të shumta në javët e ardhshme për të takuar lojtarët e Kosovës.
“Natyrisht, shikoj gjithashtu për lojtarët e ligës së Kosovës. Ka shumë talente interesante atje”, ka thënë Foda.
Sipas Fodas, ekipi përfaqësues është interesant.
“Tani e rëndësishme është të njohim karakterin e ekipit”.
E rëndësishme është që të gjendet shpejt ekipi i duhur, thotë selektori i ri.
“Duam të dalim në Ligën B në Ligën e Kombeve dhe të përfundojmë në pozitën e dytë në kualifikime për Kupën e Botës”, ka thënë gjermani. “Nuk do të jetë lehtë, por nuk është për asnjë vend, shihni Italinë. Tani duam të zhvillojmë dhe të përmirësojmë ekipin”.
Ai ka thënë se kishte oferta nga Belgjika, Turqia, Irani dhe Egjipti. Pushimin nga futbolli, Foda e ka shfrytëzuar për të reflektuar, për të analizuar shumë dhe për të përmirësuar anglishten.