Fjalë Kyçe

Fondacioni i Elvis Naçit dhuron 130 ton miell për familjet në Kosovë

Fondacioni i Elvis Naçit dhuron 130 ton miell për familjet në Kosovë

Në kohën e izolimit të qytetarëve në mbarë vendin, shoqata të ndryshme po u dalin në ndihmë kategorive më të prekura. Kështu edhe fondacioni i themeluar nga hoxha dhe bamirësi Elvis Naçi ka ndihmuar Kosovën me 130 ton miell për familjet e varfra në gjithë Kosovën.

Fondacioni “Firdeus” që udhëhiqet nga hoxha i nderuar, Elvis Naçi, dhe përfaqësues për Kosovëështë Sylejman Rrahmani, kanë marrë aksion humanitar duke shpërndarë 130 ton miell në tërë territorin e Kosovës.

Sot për Komunën e Podujevës u dhuruan 10 mijë kg miell për familjet në nevojë, pas situatës së krijuar me pandeminë COVID-19.

Respekt dhe falënderim për Fondacionin “Firdeus” Elvis Naçi, Sylejman Rrahmani dhe të gjithë ata që po dhurojnë dhe po gjinden afër familjeve që kanë nevojë në këto ditë pandemie.