Fjalë Kyçe

Forma e jashtëzakonshme në Turqi, shpërblehet Muriqi

Forma e jashtëzakonshme në Turqi, shpërblehet Muriqi

Pas formës së jashtëzakonshme që po e kalon me Fenerbahcen në Turqi, Vedat Muriqi është shpërblyer si lojtari më i mirë i muajit tetor.

Nga 10’të ndeshje të zhvilluara deri më tani në Superligën e Turqisë, Vedat Muriqi ka qenë titullar dhe i pazëvendësueshëm te Fenerbahce.

Nga këto 10’të ndeshje, sulmuesi prizrenas ka arritur që të shënoi 5 gola dhe të dhuroi një asistim. Kështu, sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës është vlerësuar si më i miri i muajit tetor në kampionatin turk.

Kjo është bërë e ditur nga vet 25 vjeçari përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social ‘Facebook’.