Fjalë Kyçe

Formacionet zyrtare: Feronikeli – Prishtina

Formacionet zyrtare: Feronikeli – Prishtina

Janë publikuar tashmë formacionet zyrtare të super ndeshjes ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës e vlefshme për javën e 33-të në Ipko Superligë, njëherit edhe përcaktuese se cila nga këto dy skuadra do të shpallet kampion.

Zekirija Ramadani e ka nisur ndeshjen me Deniz Troshupën në portë dhe me Altik Morinën në mesfushë në mungesë të Met Millakut.

Mirel Josa i beson skemës 4-3-3, teksa ka vendosur edhe njëherë tjetër Basid Khalid në qendër të sulmit, i cili do mbështetet nga Morina dhe Mankenda.

Gazetasheshi.com do ju sjell informacione ekskluzive nga Drenasi për ndeshjen e vitit.

Feronikeli – Prishtina 16:00

Formacionet zyrtare:

Feronikeli: Troshupa, Islami, Hoxha, Prekazi, Lladrovci, Hoti, Dabiqaj, Morina, Silva, Rexha, Fazliu.
Kryetrajner: Zekirija Ramadani

Prishtina: Bekaj, Thaqi, Bekteshi, Dallku, Bashiru, Miftaraj, Jamal, Ahmeti, Mankenda, Morina, Khalid. Kryetrajner: Mirel Josa

Gjyqtarë: Genc Nuza, Fatlum Berisha, Fatmir Sekiraqa, Tefik Maloku, Mervan Bejtullahu, Besfort Kasumi.

Stadiumi: “Rexhep Rexhepi” – Drenas