Fjalë Kyçe

Formacionet zyrtare: Ukrainë – Maqedoni e Veriut

Formacionet zyrtare: Ukrainë – Maqedoni e Veriut

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut.

Sot përballen Kombëtarja e Ukrainës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut, nga ora 15:00, raporton lajmi.net.

Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të Grupit C, ku bëjnë pjesë edhe Holanda dhe Austria.

Të dyja skuadrat e nisën me humbje Kampionatit Evropian, Ukraina u mposht nga Holanda 3-2, ndërsa Maqedonia e Veriut u mund nga Austria 3-1.

Pritet një ndeshje e luftuar deri në fund, pasi pikët në këtë ndeshje janë vendimtare për fatin e këtyre dy skuadrave në “Euro 2020”.

Formacioni i Ukrainës:

Buschan, Karavaev, Zabarnyi, Matviienko, Mykolenko, Stepanenko, Yarmolenko, Shaparenko, Zinchenko, Malinovsky, Yeremchuk

Formacioni i Maqedonisë së Veriut:

Dimitrievski, Ristovski, Velkovski, Musliu, Nikolov, Ademi, Spirovski, Alioski, Bardhi, Pandev, Elmas.