Fjalë Kyçe

Formacioni i Kosovës kundër Maqedonisë së Veriut

Formacioni i Kosovës kundër Maqedonisë së Veriut

KOHA ka arritur të sigurojë formacionin me të cilin Kosova do të nisë ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut në plejof për kualifikimin në Kampionatin Evropian.

Bernard Challandes ka vendosur që në formacionin startues të përfshijë Florent Hadërgjonajn si sulmues të krahut të djathtë për ndeshjen më të rëndësishme të Kosovës deri tash.

Formacioni startues do të jetë ky:

Muric, Vojvoda, Aliti, Dresheviq, Kololli, Shala, Berisha, Celina, Zeneli, Hadergjonaj, Nuhiu

Përfaqësuesja e Kosovës po përballet me mungesën e lojtarëve kryesorë për ndeshjen vendimtare, që nis në orën 20:45. Te Kosova po mungojnë sulmuesit Vedat Muriqi e Milot Rashica, qendërmbrojtësi Amir Rrahmani e mesfushori Hekuran Kryeziu, si ndër shtyllat e skuadrës.