Fjalë Kyçe

Formacioni i mundshëm i Kosovës kundër Greqisë

Formacioni i mundshëm i Kosovës kundër Greqisë

Mesfushori Florian Loshaj do të debutojë për përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjen kundër Greqisë, në kuadër të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve.

Loshaj në mesfushë do të luajë përkrah katër mesfushorëve tjerë: Florent Hadërgjanajn, Herolind Shalën, Bersant Celinën dhe Leart Paqaradën.

Në portë është Arijanet Muriq, derisa në mbrojtje Kosova do të paraqitet me tre mbrojtës, Mërgim Vojvoda, Ibrahim Dresheviq dhe Fidan Alitin, derisa sulmit i prijnë Lirim Kastrati dhe Benjamin Kololli.

Ndeshja nis në ora 20:45.