Fjalë Kyçe

Formacioni ideal i vitit 2018 sipas “L’Equipe”

Formacioni ideal i vitit 2018 sipas “L’Equipe”

Antoine Griezmann nuk është përfshirë nga prestigjiozja “L’Eqipe”, në formacionin ideal të vitit 2018.

Dhe kjo është e kuptueshme, pasi në rolin e tij janë emra të tjerë shumë të mëdhenj.

Reali i Madridit është klubi që ka më shumë përfaqësues në këtë formacion, me 3 të tillë: mbrojtësit Varane e Marcelo, si dhe mesfushorin Luka Modriç, që është edhe fituesit i “Topit të Artë” për vitin 2018.

Bie në sy pikërisht lënia jashtë e Antoine Griezmann, kampion bote me Francën, por edhe fitues i Europa League e Superkupës Evropiane me Atletico Madrid. Klubi tjetër madrilen ka si përfaqësues të vetëm në formacionin ideal portierin Jan Oblak.

Sa i përket pjesës tjetër të skuadrës, reparti i mbrojtjes plotësohet nga Trent Alexander Arnold dhe Virgil Van Dijk të Liverpoolit. Në mesfushë, Modriçit i bashkohet francezi i Chelseat, N’golo Kante.

Ndërkohë, Kylian Mbappe, Lionel Messi dhe Eden Hazard janë zgjedhur në formacionin ideal të “L’Equipe” si treshja që mbështetet të avancuarin Cristiano Ronaldo.