Fjalë Kyçe

Fortesa Orana, një fitore larg medaljes së bronztë evropiane

Fortesa Orana, një fitore larg medaljes së bronztë evropiane

Fortesa Orana është pranë medaljes evropiane në Kampionatin Evropian të karatesë, që po mbahet në Poreç të Kroacisë.

Karateistja kosovar i shënoi katër fitore, për ta fituar grupin e saj në kategorinë +68 kilogramë.

Raundin e parë e kaloi pa luftë, derisa në të dytën mundi Simona Simovska të Maqedonisë së Veriut, përcjell Gazeta Express.

Në raundin e tretë ajo triumfoi ndaj Nancy Garcia të Francës, ndërsa në çerekfinale fitoi ndaj Titta Keinanen të Finlandës, e teta në renditjen botërore.

Rruga drejt medaljes së artë iu ndal në gjysmëfinale, ku u mund nga bullgarja, Aleksanddra Stubleva.

Tash, Fortesa do të luftojë për medaljen e bronztë.

Luftërat për medalje zhvillohen të dielën.

Këtë garë po e ndjek nga afër edhe presidenti i ri i KOK-ut, Ismet Krasniqi, njëherësh kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës.