Është publikuar një fotografi e vjetër e Ritës.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, vazhdon të na bëjë krenarë gjithë shqiptarëve në botë, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja dhe gjithë familja e saj, kohë pas kohe ndajnë momente të bukura që kanë kaluar në Kosovë vite më parë.
Njësoj veproi edhe nëna e saj, e cila publikoi një fotografi, në të cilën shihet Rita bashkë me motrën Elenën dhe vëllanë Donin.
Fotografia në fjalë është shkrepur vite më parë në Pejë, kur ende askush nuk e kishte dëgjuar emrin e Ritës.