Fjalë Kyçe

Foto që të prekin shpirtin, 6-vjeçari ukrainas kujdeset për varrin e së ëmës

Foto që të prekin shpirtin, 6-vjeçari ukrainas kujdeset për varrin e së ëmës

Pamjet që publikohen çdo ditë nga qyteti i Bucha-s, të cilat tregojnë masakrën e civilëve që ndodhi atje, gjatë tërheqjes së trupave ruse, janë tronditëse.

Sipas zyrtarëve lokalë, më shumë se 400 njerëz, burra, gra dhe fëmijë të vegjël u torturuan dhe u vranë, ndërsa të vdekurit u varrosën në varreza masive ose në oborret e shtëpive.


Karakteristike janë fotot e publikuara orët e fundit, që tregojnë një djalë gjashtë vjeçar me vëllain dhe shokun e tij, të ulur pranë varrit të nënës, në oborrin e shtëpisë së tyre, sipas medieve ukrainase.

Fotografia e 6-vjeçari që ka prekur zemrat e të gjithëve është publikuar nga këshilltari i Zelenskyr dhe anëtar i ekipit negociues ukrainas, Mikhail Pontoliak në Twitter.


Krahas fotos këshilltari i Zelensky shkruan:

“Evolucioni i propagandës ruse. Në fillim hynë për të “çliruar” ukrainasit nga nazistët. Tani thonë se shumica e ukrainasve janë nazistë dhe se duhet të dënihen. Krematoriume të lëvizshme, varrime masive , vrasje mizore në qendër të Evropës. Më fal zoti Çerçil, bota dështoi sërish!”/abc