Një çift izraelit dhe një shtetas turk po përballen me akuza për spiunazh pasi u vunë në pranga sepse fotografuan rezidencën e Presidentit Recep Tayyip Erdoğan nga Kulla Çamlıca në Stamboll.
Stafi në seksionin e restorantit të kullës vuri re izraelitët, të identifikuar me inicialet N.O. dhe M.O., dhe shtetasin turk I.A. që po i bënin foto shtëpisë së presidentit, dhe lajmëruan autoritetet. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje.
Të dyshuarit u arrestuan dhe janë marrë në pyetje, i nga efektivët ashtu dhe nga pjesëtarë të zyrës së kryeprokurorit publik të Stambollit përpara se të transferoheshin në burg. Sipas autoriteteve, tre ata përballen me akuza për spiunazh politik dhe ushtarak.
Katër vjet më parë, një gjykatë turke dënoi 40 vetë me burgim të përjetshëm me pretendimin se kishin dashur të vrisnin Erdoganin gjatë grushtit të dështuar të shtetit në 2016-ën.