Fjalë Kyçe

Franca sot ka shënuar numër rekord të vdekjeve nga COVID 19

Franca sot ka shënuar numër rekord të vdekjeve nga COVID 19

Autoritetet shëndetësore franceze raportuan 36,330 raste të reja sot, ndërsa 854 njerëz vdiqën si rezultat i COVID-19.

Ky është numri më i lartë ditor i vdekjeve nga kjo sëmundje në një ditë që nga 15 prilli, dhe dy herë më shumë se 416 të hënën, dhe numri i përgjithshëm i vdekjeve tani është 38,289.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve tani është 1,502,763 dhe është i pesti për nga madhësia në botë, raporton Reuters.