“Trekolorët” e fituan këtë trofe për herë të parë pasi e mundën Spanjën në finale, 1:0
Franca e fitoi Ligën e Kombeve për herë të parë në histori të saj.
Pasi dështuan të triumfonin në Euro 2020, “Trekolorët” u ngushëlluan me këtë trofe.
Ekipi i Didier Deschamps e mposhti Spanjën në finale me rezultat 2:1.
“Stuhia e Kuqe” madje udhëhoqi e para, por nuk ia doli ta ruante rezultatin.
Mikel Oyarzabal e kaloi ekipin e tij në epërsi në pjesën e dytë.
Por, francezët reaguan menjëherë me Karim Benzeman, i cili e realizoi një gol të bukur.
Ndërsa, hero i Francës ishte Kylian Mbappe, i cili e realizoi edhe golin e fitores asi e mposhti portierin Unai Simon, transmeton express.
Sistemi VAR e shikoi këtë aksion për një offside të mundshëm, por çuditërisht e pranoi golin.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Giuseppe Meazza” në Itali.
Spanjollët në gjysmëfinale e kishin eliminuar kampionen e freskët të Evropës, Italia.
Kurse, francezët ishin më të mirë se Belgjika.