Fjalë Kyçe

Franca zbulon listën, i mungojnë yjet kryesorë kundër Shqipërisë

Franca zbulon listën, i mungojnë yjet kryesorë kundër Shqipërisë

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka publikuar listën me lojtarët e ftuar për dy ndeshjet e shtatorit.

Franca në shtator zhvillon dy ndeshje kualifikuese për Euro 2020, kundër Shqipërisë dhe Andorrës.

Kampionët e Botës ballafaqohen me disa mungesa, duke mos pasur në dispozicion Kylian Mbappe, N’Golo Kante dhe Ousmane Dembele, ndërsa për arsye teknike mungojnë Alexandre Lacazzete dhe Samuel Umtiti.

Ndeshja mes Francës dhe Shqipërisë luhet më 7 shtator.