Fjalë Kyçe

Franca zgjat masat anti-COVID19

Franca zgjat masat anti-COVID19

Franca do të zgjasë deri në fund të tetorit masën antiCOVID-19 të ndalimit të grumbullimeve me më shumë se 5 000 personave, që skadon më 30 gusht, tha sot kryeministri Jean Castex.

“Epidemia e COVID-19, që ka marrë më shumë se 30 000 jetë në Francë, po shkon edhe një herë në drejtimin e gabuar, me numrin e infeksioneve të reja në rritje”, paralajmëroi Castex.

“Numri ditor i rasteve pozitive me virusin është rritur nga rreth 1 000 tri javë më parë në rreth 2 000 tani”, shtoi ai gjatë një vizite në spitalin kryesor në Montpellier.

Gjithashtu, kryeministri vuri në dukje se ka shenja të reduktimit të respektimit të masave paraprake sanitare, distancimit fizik dhe vënies së maskave, e cila kohët e fundit është bërë e detyrueshme jashtë, si edhe në mjedise të mbyllura, në disa zona.

Castex njoftoi se do të udhëzojë autoritetet lokale në të gjithë vendin që të zgjasin detyrimin e vënies së maskës në vendet publike sa më shumë që të jetë e mundur.