Fjalë Kyçe

France Football zgjedh Benzeman para Mbappes si futbollist të vitit

France Football zgjedh Benzeman para Mbappes si futbollist të vitit

Ylli i Real Madridi është zgjedhur futbollisti më i mirë francez për vitin 2021.

Karim Benzema është futbollisti më i mirë francez për vitin 2021. Numri i 9 festoi golin e 302-të për Real Madridin kundër Barcelonës të mërkurën në mbrëmje në gjysmëfinalen e Super Kupës së Spanjës, duke vazhduar kështu formën e tij me klubin.

Kjo formë e tij ishte konsistente gjatë tërë 2021-ës dhe madje bëri që ai të ftohet nga Franca për Euro 2020.

Aq impresive forma e tij saqë France Football e nominoi atë si futbollistin më të mirë francez për vitin 2021 duke e vënë atë para Kylian Mbappe. Madje ky është një çmim për Benzemën, madje para N’Golo Kante.

“Jam bërë numri 9, numër që kam dashur gjithmonë të jem”, tha Benzema në intervistën e tij për France Football.

Me 23 gola në 26 ndeshje deri me tani këtë sezon dhe nëntë asiste po ashtu, Benzema ka treguar se nuk e ka ndërmend të ndalet me Los Blancos dhe ai është i etur të arrin edhe më shumë më 2022./express