Fjalë Kyçe

Francezët thyejnë rekord, për grevën më të gjatë

Francezët thyejnë rekord, për grevën më të gjatë

Greva e sindikatave të transportit kundër reformës pensionale ka hyrë në ditën e 29’të, duke e bërë këtë grevën më të gjatë që nga maji i vitit 1968.

Veprimtaria industriale greviste kundër reformës së planifikuar nga Presidenti Macron ka goditur shërbimet e hekurudhave më së rëndi.

Qeveria njoftoi se ndryshimet janë të nevojshme për ta bërë sistemin më të drejtë dhe më të qëndrueshëm, por këtë mendim nuk e kanë sindikatat që thonë se punëtorët do të jenë humbësit.

Udhëheqësit e sindikatave kanë bërë thirrje për protestë masive me 9 janar. Një bllokadë e re rafinerive të naftës, terminaleve të naftës dhe depove është planifikuar me 7 janar që do të zgjasë 96 orë deri më 10 janar.

Hekurudhat Kombëtare të Francës (SNFC) njoftuan se presin që gjysma e trenave të shpejtë të anulohen, një në katër prej trenave urban do të punojnë derisa shërbimet hekurudhore do të ndikohen për të keq. Vetëm një e treta e trenave në rajonin e Parisit do të qarkullojnë.

Një anketë e bërë gjatë krishtlindjeve rreth opinionit publik francez për kërkesat e sindikatave tregoi se shumica e francezëve i mbështesin ato.

Në muajin nëntor raporti i urdhëruar nga Kryeministri i Francës, Edouard Philippe, kishte dalë në përfundim se nën sistemi ekzistues pensional, deficiti i pensioneve të Francës mund të arrij 17 miliardë euro deri në vitin 2025.