Skuadra e Bayern Munich rrezikon të humb pikët e fituara në ndeshjen kundër Freiburg.
Një situatë e pazakontë ka ndodhur në ndeshjen mes Freiburg dhe Bayern Munich. Kampionët e Gjermanisë kanë gjetur veten me 12 lojtarë në fushë në një sekuencë të ndeshjes.
Gjithçka ishte një gabim pas një zëvendësimi. Disa thonë se faji i takon gjyqtarëve, të tjerë insistojnë se rregullat u thyen nga Bayern, përcjell lajmi.net.
Gjithsesi, skuadra e Freiburg ka apeluar për të marrë tri pikë në tavolinë.
Rregullat e DFB bëjnë të ditur se rezultati duhet të vendoset zyrtarisht nëse skuadrat shkelin rregullat. Por, Christian Dingert kishte ndjesinë se faji ishte i zyrtarëve të ndeshjes.